Libi, arrestohet Sail Al Salam, i biri i Gedafit
Agjencitë ndërkombëtare të lajmeve bëjnë të ditur se është arrestuar Saif Al Salam Gedafi, i biri i diktatorit të vrarë të Libisë, Muamar Gedafi.
Mediat për konfirmimin e lajmit citojnë zyrtarë të ministrisë së Drejtësisë në Libi, të cilët kanë bërë të ditur se i biri në arrati i Gedafit është zënë në pjesën jugore të shkretëtirës së vendit.
Sipas tyre Saif Al Salam dhe disa truproje të tij janë arrestuar në afërsi të qytetit Obari nga luftëtarët e bazuar në pjesën perëndimore të Zintanit.