E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet autori i vrajses së kamarieres në Elbasan

Është arrestuar sot në Tiranë autori i vrasjes së kamerieres në Elbasan. Mirjan Dedja, 28 vjeç është vënë në pranga si i dyshuar për vrjajsne e 23-vejçares Agnesia Thomai, e cila punonte si kameriere në një lokal në afërsi të univeritetit “Aleksandër Xhuvani” në qytetin e Elbasanit. Ngjarja ndodhi me 21 tetor, ku 23-vjeçarja humbi jetën sipasojë e plumbit të marrë në qafë.

Autori i dyshuar ishte me preçedentë të mëparshëm penal dhe me rrezikshmëri të theksuar kriminale, u kap në Rrugën “Luigj Gurakuqi” në Tiranë, në ambjentet e një banese të marrë me qera prej tij.

Ai do të dërgohet në Komisariatin e Policisë Elbasan pasi  Gjykata e Elbasanit kishte vendosur  masën e sigurisë në mungesë arrest me burg ndaj tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›