E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libi, avionët sulmojnë godinën e Gadafit

Koalicioni shumëkombësh, ka ndërmarrë edhe natën e dytë, sulme kundër caqeve në Libi, që synojnë krijimin e zonës së ndalim-fluturimit, që do të parandaloj sulmet e forcave të Muamer Gadafit, kundër mbështetësve të opozitës, që kërkojnë përfundimin e sundimit të Gadafit.

Shtetet e Bashkuara, që po ndërmarrin sulme ajrore në koalicion me Britaninë, Francën, Italinë, Kanadanë dhe vendet e tjera, thanë se fushata ajrore po funksionon dhe se tani efektivisht është vendosur zona e ndalim-fluturimit mbi territorin e këtij vendit të Afrikës Veriore.

Shtetet e Bashkuara, gjithashtu e kanë hedhur poshtë armëpushimin e deklaruar nga regjimi i Gadafit, duke thënë se armëpushimi i dyshuar është shkelur nga trupat e Gadafit, menjëherë pasi ishte shpallur.

Ndërkohë shpërthimet kanë kapluar kryeqytetin Tripoli, ndërsa zyrtarët e regjimit të Gadafit thanë se ndërtesa e tij personale ishte goditur dhe dëmtuar rëndë nga një sulm i qartë ajror.

Nuk dihet se ku ishte Gadafit, në momentin e sulmit të raportuar.

Admirali Uilliem Gortni, nga Shtatmadhoria amerikane, i ka hedhur poshtë pohimet se koalicioni e kishte marrë në cak Muamer Gadafin.

Ai tha se forcat aleate ishin të fokusuara vetëm në zbatimin e rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që kërkon krijimin e zonës së ndalim-fluturimit dhe mbrojtjen e popullit të Libisë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›