E Diel, 1 Nëntor 2026

Pjesëmarrje e lartë në referendumin në Egjipt

Nga Express më 20 mars 2011 në ora 15:00

Një muaj pas rrëzimit të presidentit autokrat, Husni Mubarak, në Egjipt qytetarët kanë marrë pjesë në një referendum për ndryshime kushtetuese.

Korrespondentët njoftojnë për pjesëmarrje të lartë në votimin e parë të lirë në Egjipt, që prej 30 vjetësh.

Ndryshimi i kushtetutës së Mubarakut në nëntë pika synon të hapë rrugën për zgjedhje presidenciale dhe parlamentare brenda këtij viti.

Mbajtësi i çmimit Nobel për paqe dhe kandidati i mundshëm për president, Mohammed El Baradei, u sulmua nga një turmë njerëzish para qendrës së votimit dhe u pengua të hidhte votën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›