Libi bomba mbi protestuesit. Gadafi Nuk jam larguar nga vendi

Avionët luftarakë kanë bombarduar sërish protestuesit në sheshin e Tripolit në orët e para të mëngjesit të sotëm. Moammar Gadafi tenton kështu të shtypë një kryengritje popullore në mbarë Libinë, ndërkohë që ushtria, policia dhe diplomatët braktisin postet e tyre dhe pjesë të territorit janë tashmë nën kontrollin e forcave kundër regjimit. Udhëheqësi i Libisë u shfaq për më pak se 22 sekonda në televizionin shtetëror mbrëmë vonë duke u përkulur nga vendi i parë i një mikrobusi dhe tha se gjendej në Tripoli dhe jo në Venezuelë.
Njoftimet nga kryeqyteti Tripoli thonë se helikopterët dhe avionët luftarakë kishin qëlluar pjesë të qytetit, por djali i Gadhafit, Saif al-Islam Gaddafi tha se aeroplanët kishin goditur një grumbull municionesh. Bëhet e ditur se është shkatërruar plotësisht pista e aeroportit të bengasit Dëshmitarët në Tripoli njoftuan për raste të shumta ku mercenarë afrikanë kishin hapur zjarr ndaj protestuesve. Banorët thanë se turma njerëzish mbështetës të Gadafit pushtuan Sheshin Jeshil të Tripolit pasi kaminonë me njerëz të aramtosur arritën aty dhe hapën zjarr ndaj demostruesve antiqeveritarë.
Parlamentit dhe dy ndërtesa qeveritare iu vu zjarri ndërkohë që aktivistët e opozitës u përleshen me forcat e sigurisë dhe përkrahësit qeveritarë. Të vdekurit nga masakra tejkalojnë 250 thonë burime. Bilanci është i vështirë të llogaritet sikundër dhe numri i personave që ende mbështesin Gadafin. Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka vendosur me urgjencë një takim me dyer të mbyllura për të diskutuar krizën.
Delina Bitraku