Zelandë e Re: 65 të vdekur nga tërmeti

Të paktën 65 njerëz janë konfirmuar të vdekur nga tërmeti me fuqi 6.3 shkallë Rihter që sot goditi qytetin Kristçërç (Christchurch) në Zelandën e Re.
Bilancin e viktimave e shpalli kryeministri Xhon Ki (John Key), i cili tha se druhet se mund të ketë më shumë të vdekur.
Dridhja e tokës në mesditë në qytetin e dytë për nga madhësia, shembi disa ndërtesa ndërsa shumë rrugë dhe trotuare u dëmtuan nga plasaritjet e tokës.