Përplaset makina e ministrit Petrit Vasili

Përplaset makina e ministrit të shëndetësisë Petrit Vasili por fatmirësisht vetë ministri nuk ka pësuar dëmtim.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin ndërsa makina me targa 0140 Z me të cilën udhëtonte ministri i shëndetësisë Petrit Vasili është përplasur me një makinë me targa të Kosovës KS 022003 AN.
Sipas informacioneve 6 persona janë plagosur nga përplasja e dy makinave ku njëri prej tyre është shoferi i ministrit Vasili Andi Harizaj 29 vjeç, Klodian Rrepaj dhe drejtori i politikave shëndetësore në ministrinë e Shëndetësisë Pëllumb Piperaj ndërsa 3 të tjerët janë pasagjerët e makinës me targa kosove.
Mësohet se personat e plagosur në makinën me targa kosove janë Fatmir Duka 22 vjeç i cili është edhe drejtuesi i mjetit, Kastriot Duka 42 vjeç dhe Faik Çota 83 vjeç.
Menjëherë të plagosurit janë dërguar në spitalin Kirurgjik të Elbasanit dhe gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.