Libi kapet pinjolli i familjes se Gadafit

Tripoli feston kapjen e pinjollit të familjes Muamer Gadafi. Përfaqësues të Këshillit Kombëtar Tranzicional të Libisë kanë bërë të ditur se kanë zënë, Mutasim Gadafin. Nuk është bërë e ditur data ekzakte e kapjesë së tij të diplomuar në mjekësi e më një karrierë të gjatë ushtarake pas krahëve që po tentonte të largohej nga Sirte së bashku me familjen. Agjencia e lajmeve Reuters citoi përfaqësues të këtij këshilli të kenë njoftuar se Mutasim Gadafi është zënë në vendlindjen e tij-Sirte, për t’u transferuar pastaj në Bengazi ku është marrë në pyetje.
Mutassim, së bashku me Saif Al-Islam, janë të fundit nga familja e Gadafit që ndodheshin ende në Libi. E ndërsa në Tripoli festohet, në Sirte në vendlindjen e Gadafit vazhdojnë ende luftimet. Sipas burimeve të ndryshme pikërisht Mutassimit Gadafi i kishte besuar mbrojtjen e Sirte, ashtu sic i pat besuar Saif al Islamit Bani Validin. Mutasim Gadafi shërbente si këshilltar për siguri gjatë regjimit të babait të tij. Nga ana tjetër Amnesty International tëheq vemendjen mbi situatën ë të burgosurve në Libi. Amnesty International tha se posedon të dhëna që dëshmojnë se mijëra të burgosur, të cilët dyshohet të kenë luftuar për presidentin e dëbuar të Libisë Muamer Gadafi, janë toturuar dhe keqtrajtuar nga forcat e tranzicionit të qeverisë përgjatë muajve të kaluar.
Në një raport të publikuar sot, organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut tha se afrikanët që dyshohet se kishin luftuar si mercenarë të Gadafit, kanë qenë në shënjestër të këtyre keqtrajtimeve. Ai i kërkoi Këshillit Kombëtar Tranzicional të Libisë që të ndalojë menjëherë keqtrajtimin e të arrestuarve dhe të burgosurve. Raporti i kësaj organizate thuhet se bazohet në intervistat e zhvilluara me diku 300 të burgosur që janë vizituar nga përfaqësuesit e Amnesty International nga mesi i gushtit e deri në mes të shtatorit në 11 qendra të burgimit.
Delina Bitraku