E Diel, 1 Nëntor 2026

Stuhitë, 18 të vdekur në Amerikën Qendrore

Një stuhi tropikale që ka përfshirë Amerikën Qendrore ka shkaktuar përmbytje të mëdha dhe rrëshqitje toke, që kanë lënë pas 18 të vdekur.

Në Guatemala të paktën 13 persona raportohen të vdekur, plus katër të tjerë në Nikaragua dhe një në El Salvador.

Autoritetet në Guatemala kanë ngritur nivelin e alarmit në “të kuq”, pas verifikimit të një duzine rrëshqitjesh toke dhe dëmtimit të tetë urave.

Presidenti guatemalas, Alvaro Colom deklaroi se rritja e nivelit të ujit në të paktën 12 lumenj po kërcënon komunitetet.

“Dua t`u dërgoj një mesazh qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm kur të udhëtojnë në rrugë, pasi ka të ngjarë që ato të shemben ose të mbulohen nga uji, pasi lumenjtë janë të tejmbushur”, deklaroi presidenti.

Colom tha gjithashtu se katër persona nga 13 viktimat kanë vdekur pasi i ka zënë korrenti gjatë përmbytjeve, ndërsa të tjerët janë rrëmbyer nga ujërat dhe zënë nga rrëshqitjet e tokës.

Meteorologët në Guatemalë kanë paralajmëruar se shirat e dendura do të jenë të pranishme edhe në 48 orët e ardhshme. Zonat malore të vendit janë në vecanti më të prekurat nga rrëshqitjet e tokës.


Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›