Libi, kryengritësit kanë marrë kufirin me Tunizinë

Kryengitësit në Libi kanë marrë pjesën libiane të vendkalimit kufitar me Tunizinë, në një rajon të largët, ku ata po luftojnë kundër forcave qeveritare.
Dëshmitarët në pjesën tuniziane të kufirit në Vazin, thanë se kryengritësit i kanë bërë rezistencë forcave të Muamer Gadafit në këtë hapësirë.