E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbi, Nikoliç vazhdon grevën e urisë

Lideri i Partisë Progresive serbe, Tomislav Nikoliç po vazhdon grevën e nisur prej pesë ditësh duke kërkuar shpalljen e datës së zgjedhjeve të parakohshme. Mjekët në spitalin privat ku Nikoliç ishte dërguar të shtunën, disa orë pasi kishte nisur grevën, thanë se gjëndja e tij ishte e qëndrueshme.

Kërkesën e Nikoliçit për zgjedhje të reja, Presidenti Boris Tadiç e ka hedhur poshtë pasi data sipas tij do të përcaktohet vetëm pasi vendi të fitojë statusin e kandidatit për anëtar të BE-së. Nikoliç ka deklaruar të martën se ai është “i gatshëm të shkojë aq larg sa është e nevojshme për ta bërë Serbinë një vend normal.

Pasi u dërgua në spital, Tomisllav Nikoliç refuzoi t`i nënshtrohej terapisë dhe ndihmës më të specializuar mjekësore, por më pas mjekët bënë të mundur rehabilitimin e tij. Nikoliç e nisi grevën e urisë të shtunën, duke kërkuar zgjedhje të parakohshme në Serbi. Ai u kontaktua edhe nga presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, por mes tyre nuk u arrit asnjë marrëveshje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›