E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libi kryengritesit ne drejtim te Tripolit

Luftëtarët kryengritës në Libinë Perëndimore kanë shënuar përparim brenda qytetit bregdetar të Zavijahit pas luftimeve të ashpra me forcat e qeverisë.

Kryengritësit kanë përdorur armë kundër tankeve për të shënuar një përparim deri në 7 kilometra.

Një zëdhënës i kryengritësve tha se forcat po ashtu kanë marrë qytetin malor të Garianit, një vend strategjik, 80 kilometra në jug të kryeqytetit.

Kryengritësit kanë nisur edhe një ofensivë të re nga Nafusa, duke u përpjekur që të lëvizin nga bregdeti perëndimor i Tripolit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›