E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me mire e shendetshme se anoreksike

Bar Rafaeli është një nga top modelet më të famshme në botë, por shprehet se ajo zgjedh një jetë të shëndetshme para elegancës së tepruar të kolegeve të saj.

“Preferoj të jem më e shëndoshë se të tjerat, por edhe më e shëndetshme. Jam e lumtur me trupin tim”, thotë ish e dashura e Leonardo Di Caprios.

Modelja shpjegon se nëse nuk do të ishte modele do të kujdesej njësoj për trupin e saj.

“Është e rëndësishme të bësh shumë ushtrime, por nuk duhet të fiksohesh pas pamjes”, shton Bar Rafaeli.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›