Libi, mbështetësit e Gadafit përbëjnë ende rrezik

Pavarësisht se Libia rrëzoi sistemin diktatorial dhe formoi një qeveri demokratike, elementët e kohës së kolonel Gadafit duket se nuk përbëjnë sërish një rrezik. Dy ushtarë janë vrarë kur disa militantët sulmuan me armë rrugët e Tripolit. Luftime u zhvilluan në qendër të qytetit, ndërsa rebelët po përpiqeshin të lironin një grup të burgosurish. Më shumë se dy muaj pasi udhëheqësi libian Muamar Gadafi u kap dhe u vra, pushteti i vërtetë sipas mediave ndërkombëtare e zotërojnë milicitë që rrëzuan atë.
Kryetari i Këshillit Ushtarak të Tripolit gjatë një konferencë për shtyp tha se ky incident ndodhi për shkak të një mosmarrëveshjeje të dy grupeve të rebelëve për të kontrolluar një rrugë në al Zawiyah.
"Për fat të keq ky sulm përfundoi me vdekje. Tani gjithçka është nën kontroll. Njerëzit përgjegjës për këtë sulm janë arrestuar dhe do të përballen me drejtësinë", deklaroi kryetari i Këshillit Ushtarak.
Por megjithë ndihmën e Shteteve të Bashkuara rebelët në Misrata zotërojnë një arsenal të madh armësh të cilët në një mënyrë testojnë edhe aftësinë e qeverisë dhe autoritetin e saj.