Turqi, deputetët pro kurdëve protestë në Parlament
Deputetët pro rebelëve kurd mbajtën një protestë në parlamentin turk në shenjë proteste përtë dënuar sulmin vdekjeprurës që vrau 35 civilë në kufirin e Irakut javën e kaluar, ndërsa theksuan se zhvillmet e fundit ngrenë shqetësimet se vendi është në një pikë kritike.
"Kjo është një protestë simbolike që është organizuar për të rritur vëmendjen për këtë problem" tha Selahatin Demirtas, kryetar i partisë Demokracia. Sulmi ka zemëruar pakicës kurde në Turqi dhe shkaktoi protesta në mbarë vendin, pavarësisht premtimit të qeverisë për një hetim të plotë.
Në një protestë në Stamboll, disa qindra njerëz mbanin parulla anti-qeveritare duke e cilësuar sulmi si masakër.
Sipas analistëve sulmi ka minuar përpjekjet e Erdogan për t`u angazhuar në bisedime me kurdët për të shkruar një kushtetutë të re që pritet të marrë parasysh edhe problemet e tyre.
Kontrabanda është një burim i rëndësishëm i ardhurash për banorët në krahinat përgjatë kufirit me Irakun ndërsa shfrytëzohet nga banorët e zonës për të kaluar cigare, naftë dhe mallra të tjerë kontrabandë në shtetin tjetër. PKK është konsideruar si një organizatë terroriste nga Turqia, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.