Ukrainë, Timoshenko nën vëzhgim 24 orësh

Zyrtarët e burgut thonë se liderja opozitare e Ukrainës, Julia Timoshenko po mbahet nën vëzhgim 24 orë nga kamera.
Avokati i Timoshenkos, Serhij Vlasenko, ka thënë se këto janë “kushte jonjerëzore”.
Vlasenko ka paralajmëruar se ky trajtim do të jetë subjekt i apelit në Komitetin për Pengimin e Torturës së Këshillit të Evropës.
Timoshenko është dënuar me 7 vjet burg nën akuzat për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja e kanë quajtur procesin gjyqësor të motivuar politikisht.