Libi, ministri i Jashtëm në Tunizi

Shefi i diplomacisë së Libisë, Abdelati al Obeidi, ka udhëtuar sot për në Tunizi, përmes pikës kufitare Ras Xhedir.
Lajmin e bën të ditur agjencia “TAP”, sipas të cilës misioni i Obeidit ka të bëjë me përpjekjet diplomatike për të gjetur një zgjidhje për konfliktin në vend.
Ministri libik është drejtuar për në Djerba, po destinacioni i tij i fundit mbetet mister, njofton agjencia e lajmeve.
Eksponenti i rëndësishëm i qeverisë së Tripolit e ka kaluar disa herë vendin për t`u takuar me përfaqësues të vendeve afrikane.