E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinho: Anësori gaboi rëndë

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, thekson se anësori në sfidën e Superkupës të zhvilluar në Camp Nou bëri një gabim të madh kur lejoi pranimin e golit të Pedros, i cili ishte në pozicion jashtë loje.

“Goli i parë i Barcelonës ishte gabim i rëndë i anësorit dhe kjo është e tëra”.

“Nuk më pëlqeu loja jonë në pjesën e parë, por në pjesën e dytë, ishte lojë tjetër. Callejon luajti mirë. Ai e bëri gati lojën për Di Marian. Kjo ishte ndeshje me rëndësi dhe më pëlqeu se si punoi Callejon”, ka thënë Mourinho pas ndeshjes.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›