Libi, rebelët: Të paktën 50 mijë të vdekur gjatë revolucionit

Të paktën 50 mijë persona kanë mbetur të vrarë që prej fillimit të revolucionit në Libi, gjashtë muaj më parë.
Kështu është shprehur një koamandat ushtarak i kryengritësve, koloneli Hisham Buhagiar.
“Vetëm në Misurata e Zlitan kanë humbur jetën 15-17 mijë. Ne kemi liruar rreth 28 mijë të burgosur. Mendojmë se të gjithë të zhdukurit kanë humbur jetën”, shtoi ai.