Krimet e luftës, RNW: Haradinaj do ta fitoj lirinë

Radio Netherlands Worldwide shkruan se lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj së shpejti do të jetë i lirë. Sipas kësaj radioje,ndaj Haradinaj deri më tani nuk është vërtetuar asnjë akuzë.
Ndërkohë edhe dëshmitari Shefqet Kabashi theksoi se në fshatit Jabllanicë nuk kishte burg, dëshmi që e lehtëson Haradinajt.
Gjykata e Hagës është duke e mbajtur Kabashin në gjykim pasi akuzohet për shpërfillje, ndërsa pritet të dënohet më 7 vite burg ose me një gjobë 100.000 euro.