Kosovë, KFOR-i dhe EULEX operacione në veri

Pjesëtarë të KFOR-it dhe EULEX-it kanë nisur sot një operacion në veri të Kosovës për arrestimin e vrasësit të policit Enver Zybmeri.
Sipas Kosovapress se operacioni i forcave të KFOR-it dp të zhvillohet nga fshati Zupçe deri në pikën kufitare të Bërnjakut.
Zëdhënësi Nikolas Hauton tha se operacioni është “i ndërlidhur me hetimet penale” për vrasjen e policit të Kosovës, Enver Zymberi.
Ai shtoi se “operacioni po zhvillohet” dhe se “ka për qëllim përforcimin e sundimit të ligjit”.
Zoti Hauton ka njoftuar se hetimet për vrasjen e policit po i zhvillon EULEX-i dhe policia e Kosovës.
Sipas tij, paqeruajtësit KFOR-it e kanë mbështetur policinë e EULEX-it në këtë zonë të tensionuar, ku pjesëtarët e serbëve refuzojnë të bashkëpunojnë me autoritetet ndërkombëtare dhe nuk e njohin qeverinë e Kosovës.
Nga ana tjetër, mediat serbe kanë raportuar se forcat e KFOR-it dhe të EULEX-it, aksionin në fshatin Zupçe, e kishin filluar që herët në mëngjes.