E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libi rebelet shfajesojne NATO-n

Rebelët libianë i kanë shfajësuar trupat e NATO-s, të cilët shkaktuan disa viktima pak ditë më parë duke goditur gabimisht disa tanke, që nuk ishin të ushtrisë së Gaddafi-t.

Ata thonë se përftimet janë më të mëdha se dëmi dhe shrpesojnë që një aksident i tillë të mos ndodhë më.

Ndërkohë, një grup liderësh afrikanë kanë mbërritur në Libi për të tentuar një marrëveshje armëpushimi.

Delegacioni, i përbërë nga pesë udhëheqës shtetesh, do të takohet me përfaqësuesit e qeverisë në Tripoli, përpara se të vizitojë edhe qeverinë e rebelëve në Bengazi.

Delegacioni përbëhet nga presidentët e Afrikës së Jugut, Republikës Demokratike të Kongos, Malit, Mauritanisë dhe Ugandës, që do të përfaqësojnë nga ana e tyre të gjithë vendet e Bashkimin Afrikan.

Ditën e djeshme rebelët kërkuan që NATO të kërkojë falje për viktimat, por drejtuesit e Aleancës refuzuan që të bënin një gjë të tillë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›