Gaza: 12 të vrarë në 24 orët më vdekjeprurëse

Dymbëdhjetë njerëz kanë vdekur në 24 orët e kaluara në përleshjet ndërmjet Izraelit dhe grupeve militante në Rripin e Gazës.
Rreth 30 raketa të shkrepura nga Rripi i Gazës ranë sot në tokën e Izraelit, por nuk shkaktuan të plagosur apo viktima, njoftoi radioja izraelite.
Ndërkohë, predha e një tanku izraelit vrau një palestinez në Gaza.
Bilanci i 12 të vdekurve në 24 orët e fundit e bën ditën më vdekjeprurëse që nga ofensiva 22 ditëshe e Izraelit në dhjetor, 2008, e cila mori jetën e rreth 1.400 palestinezëve, shumica civilë, si dhe 13 izraelitëve, 10 nga të cilët ishin ushtarë.