Libi, shpërthim në një hotel në Bengasi

Një shpërthim i fortë është verifikuar dje në orët e mbrëmjes për një hoteli të rëndësishëm në qytetin libian të Bengasit.
Sipas konsullit italian Guido de Santis, shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga një atentat me autobombë në parking.
Hoteli ishte seli e zyrës së përfaqësimit të BE-së, e cila ishte inauguruar më 22 maj nga përfaqësuesja e lartë e politikës së jashtme, Kethrin Eshton.
Dy ditë më parë hoteli kishe mirëpritur ministrin e jashtëm italian Franko Fratini.