Arabi, lirohet Manal al Sharif, gruaja shofere

Manal al Sharif, gruaja saudite që u arrestua 21-majin e kaluar e cila drejtonte një automjet, është liruar nga policia duke paguar një çmim të lartë.
Gjithashtu Manal ka premtuar se nuk do të marrë pjesë në manifestimin e grave saudite që drejtojnë automjetet, si dhe ka kërkuar ndjesë publike që ka thyer ligjin.
Manal al Sharif në shenjë proteste kishte publikuar në youtube arrestimin e saj, duke thyer kështu ligjin në Arabine Saudite që ndalon gratë të drejtojnë automjet.