E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libi, vijojnë luftimet në Tripoli

Në Libi vijojnë luftimet me rebelëvë kundërshtarë dhe mbështetësve të Muamar Gadafit. BBC raporton se luftime janë shënuar pranë kompleksit rezidencial të kolonelit dhe disa rajone të tjera të Tripolit.
 

Rebelët vijojnë kërkimet për kolonelin, por për të nuk ka ende asnjë informacion, megjithë shpërblimin e vënë për kokën e tij
 

Ndërkaq, gjatë natës regjimi ka marrë një tjetër goditje nga brenda. Dy zyrtarë të lartë të regjimit, kanë braktisur Muamar Gadafin dhe janë rreshtuar në krah të kundërshtarëve.
 

Dy të larguarit e fundit nga kampi i Gadafit janë ministri i Shëndetësise, Mohammed Hijazi, dhe numri dy i shërbimeve të Inteligjencës Khalifa Mohammed Ali.
 

Ndërsa nga familja e Gadafit, vajza e tij, Aicha i kërkoi popullit të bashkohet kundër NATO-s dhe çdo ndërhyrje të huaj në vend.
 

Ndërkohë presidenti francez Nikolas Sarkozi, ka njoftuar që në fillim të shtatorit në Paris do të mbahet konferenca e shteteve mike të Libisë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›