E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libi, arrestohen 5 serbë të cilët kanë luftuar pro Gaddafit

Kryengritësit libian kanë bërë të ditur se kanë arrestuar 5 serbë, për të cilët dyshohen që kanë luftuar për Gaddafin.

“Kemi arrestuar 5 serbë të cilët thonë se janë punëtorë ndërtimi, por ne mendojmë se ata janë luftatarë pro-Gaddafit. Ata janë të sigurtë dhe brenda aeroportit ndërkombëtar”, ka thënë njëri prej kryengritësve Ahmed Mehdi, raporton agjencia franceze e lajmeve, AFP.

Mehdi ka thënë se kryengritësit po sigurojnë rrugën që të çon drejt aeroportit, dhe e cila për momentin kontrollohet nga ata, por po sulmohet nga forcat e Gaddafit.

Kryengritësit kanë pohuar se kanë arrestuar edhe të tjerë afrikanë që kanë luftuar me para për Gaddafin. Edhe më herët është raportuar se ka mercenarë serbë që kanë shkuar për të luftuar për regjimin diktatorial të Gaddafit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›