E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libi, vriten 30 luftëtarë opozitarë në Misrata

Një zëdhënës i kryengritësve në Libi, që veten e identifikoi si Abdelsalem, ka deklaruar se nga një sulm i trupave qeveritare në qytetin perëndimor, Misrata, janë vrarë të paktën 30 kryengritës.

Ai tha se forcat ndaj regjimit të Muamer Gadafi, të shtunën, sulmuan qytetin Misrata në tre fronte.

Sipas këtij zëdhënësi, kryengritësit ia dolën “të përgjigjen me luftë” dhe i parandaluan forcat e Gadafit, që të bëjnë progres.

Më herët, NATO-ja tha se forcat e saj po shtonin operacionet rreth qytetit Misrata.

Një zyrtar i aleancës, i cili kërkoi të mbetet anonim tha se aeroplanat e NATO-s kanë goditur 15 tanke afër këtij qyteti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›