E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushë Krujë, Berisha inaguron statujën e ish-presidentit Bush

Kryeministri i vendit Sali Berisha ka nderuar një prej ngjarjeve më të rëndësishme për shqiptarët vizitën e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Gjiorgj W Bush në qytetin e Fushë Krujës në qershor të 2007-ës. Berisha theksoi se turneu i presidentit Bush në Europë kulmoi me vizitën e tij në Fushë Krujë.
Fushë-Kruja, shënoi kulmin e një turneu evropian të presidentit Bush, shënoi kulmin e vizitës së presidentit Bush në Evropë. Në 10 qershor, presidenti erdhi në Shqipëri pas një vizite që ai kishte bërë me aleatëve të vjetër të SHBA-ve. Turneu I tij kulomi me vizitën në Shqipëri. Në këtë vend ai u prit me ndjenjat më miqësore. 21 të shtënat përshëndetëse për nder të tij urdhri më i lartë i vendit akorduar në nderim të tij, dreka zyrtare dhe rruga e kryeqytetit të gjitha këto së bashku u tejkaluan nga ndjenjat më miqësore" theksoi Berisha.
Berisha shtoi se me vizitën e tij nderoi Shqipërinë me dy mesazhe të rëndësishme ku njëra prej tyre sipas tij ishte që Shqipëria të ishte anëtare e NATO-s
Ceremonia e statujës së presidentit Bush në Fushë Krujë morën pjesë edhe përfaqëues të tjerë të pushtetit lokal në Fushë Krujës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›