E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wolfarth: 9 marsi afati i fundit për regjistrimin e të dhënave

Ambasadori i OSBE-së ne Tirane  Eugen Wollfarth me anë të një deklarate ka theksuar se ka përfunduar afati për listat zgjedhore. Për këtë, ai ka kërkuar, zbatimin e kodit zgjedhor.
 

“Jam vënë në dijeni se disa Zyra të Gjendjes Civile në të gjithë Shqipërinë, vazhdojnë të përpunojnë kërkesa të reja për ndryshime të dhënash në listat paraprake të zgjedhësve. Do të doja të deklaroja sërish se sipas Kodit Zgjedhor, afati i fundit deri kur zgjedhësit mund të paraqesin kërkesa për ndryshime të të dhënave personale është 60 ditë përpara ditës së zgjedhjeve që, në rast të zgjedhjeve të ardhshme për pushtetin vendor, është data 9 mars 2011. Duke qenë se kjo datë ka kaluar tashmë, do të doja t`u bëja thirrje të gjitha institucioneve në nivel qendror dhe vendor, të përfshira në hartimin e listave të zgjedhësve, t`i përmbahen plotësisht Kodit Zgjedhor dhe kësaj dispozite ligjore të rëndësishme” thotë Wollfarth.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›