Libia, Kina: Zgjidhja me mjete paqësore

Zgjidhja e krizës në Libi duhet të arrihet vetëm përmes përdorimit të mjeteve paqësore. Kështu ka deklaruar përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në OKB, Li Baodong.
Deklarata e diplomatit vjen në një moment kur Kina ka marrë kryesimin e radhës të presidencës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Ndërkohë, Lidhja Arabe, në përfundim të një takimi të ministrave të Jashtëm, ka propozuar si opsion për zgjidhjen e krizës vendosjen e një “no fly zone”, që të menaxhohet nga vetë Bashkimi Afrikan.