E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gadafi e Liga Arabe bien dakort me propozimin e Çavezit

Mediat ndërkombëtare raportojnë se lideri i Libisë Muamer Gadafi dhe presidenti i Ligës Arabe Amr Musa, kanë rënë dakord me planin paqësor të preisdentit të Venezuelës Hugo Çavez, për t`i dhënë fund krizës në Libi.
 

Ministri i Informatave i Venezuelës, Andres Izara, ka deklaruar se Çavez ka folur me Gadafin të martën, rreth mundësisë për krijimin e një blloku të vendeve mike për të zgjidhur krizën.
 

Sipas tij ky bllok do të quhej Komiteti i Paqes, dhe do të ndërmjetësonte mes Gadafit dhe kryengritësve.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›