E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karzai: Afganët dhe perëndimorët në kontakt me talibanët

Presidenti Hamid Karzai deklaroi se qeveria afgane dhe përkrahësit e saj perëndimorë, kanë pasur kontakte me militantët talebanë në përpjekje për të siguruar një përfundim të negociuar të konfliktit afgan.

Karzai tha se qeveria e tij ka zhvilluar bisedime të drejtpërdrejta me disa pjesëtarë të talebanëve.

Ai tha se përfaqësues amerikanë dhe britanikë gjithashtu kanë qenë të përfshirë në kontaktet me talebanët, por jo domosdoshmërisht me njerëzit e njëjtë, me të cilët ka folur qeveria afgane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›