E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libia NATO Nuk eshte rrezuar asnje helikopter

NATO ka mohuar humbjen e një helikopteri në Libi, pas publikimeve të televizionit shtetëror në Libi.

“Nuk është e vërtetë. Nuk kemi pësuar humbje, të gjitha mjetet janë kthyer në bazat e tyre”, është shprehur një përgjëgjës i NATO-s.

Televizioni shtetëror kishte cituar një zëdhënës ushtarak libian, sipas të cilit, një helikopter i NATO-s ishte rrëzuar në brigjet e qytetit bregdetar Zintan.

Sipas tij, bëhej fjalë për mjetin e tretë të Aleancës Atlantike që është rrëzuar që prej marsit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›