E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia heq ndalesën e importit, kur BE jep siguri për perimet

Rusia ka renë në një marreveshje që të heq ndalesën e importimit të perimeve nga vendet e BE-së, në momentin kur merr garancine prej BE-së që perimet te jenë të sigurta.

Liderët rusë dhe ata të BE-së kanë njoftuar se vendimi është marrë pas bisedimeve të mbajtura sot në Nizhni Novgorod.

Rusia kishte vendosur një ndalesë javën e kaluar pas përhpajes së bakteries vdekjeprurëse, esherija coli që deri më tani ka vrarë 30 persona në tërë Evropën, kryesisht në Gjermani.

Ende nuk është e qartë se kur perimet evropiane do të mund të importohen në Rusi.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›