Soja, shkaktare për infektimin nga bakteri E.coli

Autoritetet shëndetësore gjermane kanë deklaruar se filizat e sojës janë burimi i shpërthimit bakterial që la të vdekur të paktën 30 persona.
Kreu i Qendrës Kombëtare për Kontrollin e Sëmundjeve, Reinhard Burger, tha se ka prova të fuqishme se filizat e sojës kanë shkaktuar infektimin me bakterin E.Coli.
Infeksioni që ka prekur më shumë se 3 mijë persona, është fokusuar në Gjermani.
Rastet e para janë regjistruar më 2 maj, por shifra e të infektuarve ka nisur të bjerë ditët e fundit.
Ndërkohë paralajmërimi i mëparshëm i Gjermanisë për të mos ngrënë tranguj, domate dhe sallatë të gjelbër, çoi në humbje të ekonomisë për prodhuesit evropianë të perimeve.