E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libia, Rusia: Sulmet e NATO-s jo në rezolutën e OKB-së

Rusia ka deklaruar se sulmet e fundit të NATO-s në Tripoli janë një shmangie “e madhe” nga rezoluta e OKB-së për Libinë. Kjo, sipas Rusisë, mund të çoi drejt një nxitjes së mëtejshme të dhunës në këtë shtet.

Ministria e Jashtme e Rusisë në një deklaratë për shtyp ka deklaruar se strategjia aktuale e NATO-s, “në asnjë mënyrë nuk është duke afruar te qëllimi kryesor e që është ndalimi i konfliktit të armatosur”.

Forcat e NATO-s, gjatë natës kanë zhvilluar një seri sulmesh të reja ajrore në afërsi të një zone rezidenciale të liderit libian, Muamer Gadafi.

Rusia ka abstenuar gjatë votimit të rezolutës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, që lejon forcat ndërkombëtare të zhvillojnë një fushatë ajrore për të mbrojtur civilët që po sulmohen nga forcat e Gadafit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›