Saleh: Fuqitë e huaja nuk marrin vendime për ne

Presidenti i Jemenit, Abdallah Saleh deklaroi sot se nuk do të marrë urdhra nga asnjë fuqi e huaj dhe se kriza e vendit është një cështje e brendshme.
Saleh u shpreh se kur të largohet nga pushteti nuk do ta lërë Jemenin, por do të kontribuojë politikisht në radhët e opozitës. Për presidentin, që prej kohës kur nisën kundërshtimet për te, janë rritur edhe sulmet e Al Kaedës.
Saleh, megjithatë ka konfirmuar koordimin me Shtetet e Bashkuara në luftën kundër terrorizmit.