Pogradec, sekuestrohen 600 rrënjë kanabis, 4 në pranga

Policia e Pogradecit ka bërë të mundur sekuestrimin e 600 rënjëve kanabis dhe arrestimin e 4 personave.
Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit Nexhip Ibrahimllari, Altion Pashollari, D. Pashollari, Lorenc Muçollari ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi me inicialet V.V.
Sipas policisë droga është gjendur në pyllin e Velcanit dhe në vendin e quajtur “Sheshi i bukur”.
Ndërkohë materialet në ngarkim të të arrestuarve i kanë kaluar prokurorisë së rrethit për kultivim të lëndëve narkotike.