E Enjte, 5 Nëntor 2026

Libia dështon të mbaj zgjedhjet më 24 dhjetor

Nga Behxhet Begu – Korrespondent i RTSh-së në Zyrën e OKB-së në Gjenevë.

Komisioni i Lartë Kombëtar i Zgjedhjeve në Libi së bashku me Misionin Udhëheqës të OKB-së në Tripoli,kanë kërkuar zyrtarisht nga Dhoma e Përfaqësuesve që brenda tridhjetë ditëve të caktojë një datë të re për mbajtjen e raundit të parë të zgjedhjeve Parlamentare dhe Presidenciale në Libi.

Më shumë se 2.8 milion qytetarë libianë ishin regjistruar për të marrë pjesë në raundin e parë për zgjedhjet Presidenciale dhe Parlamentare të cilat ishin caktuar të mbaheshin më 24 dhjetor të këtij viti. Pas më shumë se dhjetë vjetëshngashembja e pushtetit të ish-liderit absolut Muammar El Gaddafi, qytetarët e këtij vendi po bëheshin gati që për herë të parë në histori të kenë të drejtën për të marrë pjesë në zgjedhje demokratike të cilat Libinë do ta bënin me Parlament shumëpartiak dhe një president legjitim të zgjedhur përmes votës së lirë.Megjithë punën e madhe dhe përpjekjet e vazhdueshme të Misionit të OKB-së në Libi, i cili pati një bashkëpunim të mirë me Komisionin e Lartë Kombëtar të Zgjedhjeve, viti 2021 nuk do të shënohet si vit në të cilin Libia mbajti zgjedhjet e para demokratike. Pikërisht më 22 dhjetor vetëm dy ditë para mbajtjes së zgjedhjeve Komisioni i Lartë Kombëtar i Zgjedhjeve nëLibi njoftoi se pamarr parasysh gatishmërinë teknike,nukështënëgjendjetëpërmbushëdatën 24 dhjetor 2021 tëpërcaktuarngaudhërrëfyesipolitikpërzgjedhjetkombëtare. Duke përmendurvështirësitënëlidhje me mangësitënëlegjislacioninzgjedhordheprocesin e sfidavedheankesavelidhur me tëdrejtën e kandidatëve, Komisioni ka kërkuarqëDhoma e Përfaqësuesvenëpërputhje me ligjintëcaktojënjëdatëtjetërpërraundin e parëtëzgjedhjevebrendanjëperiudheprejtridhjetëditësh.

Kjo kërkesë u aprovua nga Misioni i OKB-së në Libi. Pa dhënë më shumë detaje, Këshilltarja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm për Libinë, amerikanja Stephanie Wiliams, deklaroi se ajo, por edhe Misioni i Kombeve të Bashkuara në Libi do të vazhdojnë të mbështesin një proces zgjedhor të udhëhequr nga Libia dhe në pronësi të Libisë, për të adresuar sfidat e pazgjidhura dhe për të siguruar mbajtjen e zgjedhjeve sa më shpejt të jetë e mundur. Stephanie Williams është emruar Këshilltare Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm për Libi më 12 dhjetor të këtij viti dhe me gjasëdo ta zëvendësojë, ish të dërguarin specialtë OKB-së në Libi, çekun Jan Kubish. Lidhur me vendimin e Komisionit të Lartë Kombëtar të Zgjedhjeve në Libi është deklaruar edhe Serkretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, përmes ndihmës zëdhënësit të tij, Farhan Haq: “Sekretari i Përgjithshëm lavdëron 2.8 milionë libianë që janë regjistruar për të votuar. Është e domosdoshme që të respektohet vullneti i popullit. Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare duhet të zhvillohen në Libi në kushtet e duhura për t’i dhënë fund paqësisht tranzicionit politik dhe transferimin e pushtetit tek institucionet e zgjedhura në mënyrë demokratike. Në këtë drejtim, Sekretari i Përgjithshëm merr parasysh rekomandimin e Komisionit të Lartë Kombëtar të Zgjedhjeve të Libisë për Dhomën e Përfaqësuesve dhe mirëpret angazhimin e tij të vazhdueshëm ndaj procesit të vazhdueshëm zgjedhor presidencial dhe parlamentar.”, – deklaroi ndihmës zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm,Fahran Haq.

Në zgjedhjet presidencile në Libi do të marin pjesë një numër i madh kandidatësh përfshirë edhe djalin e ish-Presidentit Muammar El Gaddafi, këta do të jenë përfaqësuesit që do të kandidojnë: Saif al-Islam Gaddafi ngaFrontiPopullorpërÇlirimin e Libisë, Aref Ali NayedngaIhyaLibia, FathiBashagha – kandidatipavarur, Abdul Hamid Dbeibeh – kandidatipavarur, Khalifa Haftar – kandidatipavarur, Ahmed Matieeq – kandidatipavarurdhe Aguila Saleh Issa – gjithashtuipavarur.

Libia i dha fund luftës civile pas marrëveshjes së armëpushimit të nënshkruar në tetor të vitit 2020 dhe hartimit të dokumentit të udhërrëfyesit politik të dyja këto procese të ndihmuara dhe lehtësuara nga Misioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Procesi i armëpushimit përmes të cilit Libia synon të kalojë drejt tranzicionit demokratik për mbajtjen e zgjedhjeve të lira udhëhiqet nga pushteti ushtarak i quajtur 5 plus 5. Këshilltarja Speciale e Sekretarit të përgjithshëm në Libi është shprehur e kënaqur me arritjet në Libi për një kohë të shkurtër si dialogun politik, lirinë e lëvizjes si dhe gatishmërinë për komunikim nga shumica e grupeve politike dhe ushtarake në Libi.

Stephanie Williams, do të qëndrojë në Libi përgjatë të gjithë procesit zgjedhor deri më 31.12.2022.

Përgatitur nga Behxhet Begu – Korrespondent i RTSh-së në Zyrën e OKB-së në Gjenevë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›