Musk kritikohet pse satelitët e kompanisë së tij rrezikuan përplasjen me stacionin hapësinor kinez

Elon Musk po përballet me kritika në mediat sociale pasi Kina u ankua se stacioni i saj hapësinor është detyruar të ndërmarrë veprime për të shmangur përplasjet me satelitët e lëshuar në hapësirë nga projekti Starlink i shërbimeve të internetit që zotërohet nga kompania SpaceX e Musk.
Pekini pretendon se stacioni hapësinor i tij ka rrezikuar dy herë të përplaset me satelitet e Starlink këtë vit,. Për këto invidente të pretenduara kina ka paraqitur ankesa në agjencinë hapësinore të OKB-së.
Incidentet në fjalë kanë ndodhur në datën 1 korrik dhe 21 tetor, sipas ankesave që kina I ka paraqitur zryës së OKBsë ëpr cëshjet jashtë hapësirës. Pasi ankesat u bënë publike, zoti, Musk, Starlind dhe SHBA u kritikuan rëndë në platformën kineze të komunikimit Weibo, që është e ngjashme me tuiterin.
Një përdorues i përshkroi satelitët e Starling si thjesht nëj dëng me mbeturina hapësinore. Satelitët janë armë lufte hapësinore të amerikaës dhe Musk është një armë e re e krijuar nga qevia dhe ushtria amerikane, u shprehën të tjerë.
Kina ndërkohë ka akuzuar SHBA-në se ka rrezukuar astronautët duke injoruar detyrimet që rrjedhin nga traktatet jashtë hapësinore. Shkencëtarët kanë shprehur shqetësime për rrezikun e përplasjeve në hapësirë dhe u kanë bërë thirrje qeverive të vendeve tëbotës të ndajnë informacionet për rreth 30 mijë satelitë dhe mbetje hapësinore që ndodhen në orbitën e tokës.