Rusia kërkon vënien në funksion të ”Nord Stream 2”

Rusia, përmes ambasadorit të saj në Gjermani, Sergei Nethayev, kërkon një vendim të shpejtë për fillimin e dërgesave të gazit përmes gazsjellësit të diskutueshëm ”Nord Stream 2”.
“Unë nuk mendoj se dikush ka nevojë për një vonesë artificiale në vënien në punë të gazsjellësit”, deklaroi ai.
”Rusia është gati të furnizojë me gaz Gjermaninë menjëherë përmes dy gazsjellësve nën detin Baltik. Ne presim që qeveria e re federale ta trajtonte projektin në një mënyrë pragmatike dhe për të mirën e konsumatorëve”, shtoi ai.
Duke komentuar kundërshtimin ndaj projektit të të gjelbërve, partia e dytë e qeverisë së re të koalicionit, gjerman ambasadori theksoi se ”kam dëgjuar nga qeveria e re federale vlerëson se ky është një projekt i sektorit privat që nuk duhet të ketë lidhje me politikën”.
Gazsjellësit mes Rusisë dhe Gjermanisë janë gati, por ende mungojnë lejet e funksionimit të Agjencisë Federale të Rrjetit.
Pas vendimit të agjencisë, Komisioni i BE-së do të kryejë gjithashtu rishikimin e tij të projektit./DPA