E Shtunë, 31 Tetor 2026

Messi drejt rekordeve


Është vetëm 24 vjec, por Lionel Mesi është tashmë një mit te Barcelona dhe është bërë pjesë e historisë së futbollit. Në ndeshjen e Ligës së Kampioneve me Viktoria Plzen, sulmuesi argjentinasi shënoi një 3 golësh duke u bërë zyrtarisht një prej legjendave të klubit blaugrana.

Goli i shënuar në minutat shtesë të ndeshjes ishte i 202 për Mesin në 287 ndeshje të zhvilluara duke u bërë shënuesi i dytë më i mirë në historinë e Barcelonës, pas  Sezar Rodrigez i cili në periudhën 1940-1950 shënoi në total 235 gola.

Por jo vetëm kaq, Mesi ka lënë gjurmë edhe në Ligën e Kampioneve. Deri tani argjentinasi ka shënuar 42 gola duke iu afruar gjithnjë e më shumë Alesandro Del Pieros që është me 44 gola, ndërkohë që lista e golshënuesve më të mirë në Europë mbahet nga Raul.

Megjithatë duke parë moshën e tij të re, Mesi i ka të gjitha mundësitë të bëhet shënuesi më i mirë te Barcelona, Ligën e Kampioneve dhe në botë.  

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Terri racist, rrezikon kombëtaren
Telashet nuk kanë të përfunduar për Xhon Terri. Mbrojtësi i Çelsit rrezikon përjashtimin nga skuadra përfaqësuese e Anglisë pasi akuzohet për fyerje raciste ndaj Anton Ferdinand në ndeshjen mes Çelsit dhe Kuin Park Rejnxhërs. Përplasje interesante në Ligën e Kampioneve
Java e katërt e Ligës së Kampioneve vijon me ndeshjet e grupeve A, B, C, dhe D. Në Grupin A, Bajerni do të presë në Alianz Arena Napolin, ndaj të cilit do të kërkojë të fitojë për të përforcuar më shumë pozitat në vendin  e parë. Golat më të shpejtë të Champions League
Ishte 14 shtatori i këtij viti kur Alexandre Pato në “Camp Nou” arriti të çante mbrojtjen e Barcelonës për të shënuar pas vetëm 24.09 sekondash lojë. Bayern Munchen, ekipi i mrekullueshëm
Të dalësh me pikë nga stadiumi Allianz Arena është thuajse e pamundur. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për shënimin e golave në portën e mbrojtur nga Manuel Neuer.

Milan, operacion në zemër për Cassanon


“Antonio Cassano pësoi një ishemi cerebrale.” Kjo është ajo që ka komunikuar klubi i Milanit në një komunikatë zyrtare në faqen e internetit duke shtuar se sulmuesi do t’i nënshtrohet një operacioni të vogël në zemër në ditët në vazhdim.

Lajmet kryesore

Beteja për modelin e ri ekonomik
Berisha: Rama ka teori marksiste; reagon kreu socialist
Albpetrol do të shitet 100 %
Shfrytëzimi i lumenjve, nga 1 nëntori ndalohen
Dilema torturuese e Greqisë
Vlorë, sekuestrohen 60 kg hashash

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›