Libia shënon 1-vjetorin e çlirimit nga diktatura e Gadafit

Libia ka shënuar mbrëmë përvjetorin e parë të çlirimit nga diktatura e Muamer Gadafit.
Pas tetë muajsh luftë civile, Gadafi u vra më 20 tetor të vitit 2011, dhe kryengritësit shpallën çlirimin e shtetit të Afrikës së Veriut më 23 tetor.
Përvjetori vjen ndërsa në shumë pjesë të vendit ende ka trazira ku mbështetësit e regjimit të vjetër të Gadafit dhe qeveria kërkojnë të vendosin kontrollin.
Qindra njerëz kanë shënuar përvjetorin të martën në Bengazi, që konsiderohet si qendra e kryengritjes kundër Gadafit, duke mbajtur një demonstratë ku kanë kërkuar që qyteti port i Mesdheut lindor të shpallet "kryeqytet ekonomik" i Libisë.
Ndërkohë, janë raportuar luftime mes forcave pro-qeveritare dhe ish ndjekësve të Gadafit në qytetin Bani Ëalid, një ish bastion i Gadafit.