E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Obama fiton raundin e trete te debateve televizive

Takimi i tretë, ishte ai në fushën e politikës së jashtme. Përballja e fundit para votës së 6 nëntorit. Raundi që sipas sondazheve të para, shkon në favor të presidentit në fuqi. Barak Obama dhe kandidati republikan Mit Romni janë takuar në Boka Rejton në Florida për tu përballur mbi tema si Irani, Siria, shpenzimet ushtarake në Irak dhe Afganistan si dhe për kërcënimin e terrorizmit. 

“Urimet e mia për vrasjen e Osama Bin Laden. Por kjo nuk do të mjaftojë për të dalë nga nëj situatë shumë e komlikuar. Duhet të praktikojmë një politikë me rreze më të gjerë, një startegji të fortë për të mbështetur botën islamike dhe pjesë të tjera të botës në luftën kundër këtij ekstremizmi të dhunshëm dhe radikal” ka thënë Romni. 
 
“Më bëhet qejfi që ju e pranoni se Al Kaeda përbën një kërcënim, sepse disa muaj më parë kur ju pyetën se cili ishte kërcënimi më i madh nga këndvështrimi gjeopolitik për Amerikën, ju u përgjigjët Rusia. Jo Al Kaeda por Rusia,” është kundërpërgjigjur Obama. “Nuk mund ta kthejmë pas në kohë politikën e jashtme në vitet 80 sepse Lufat e Ftohtë tashmë ka mbaruar prej 20 vjetësh. Por duke ju dëgjuar duket se ju dëshironi që të praktikoni politikën e jashtme të viteve 80”, ka vijuar ai.
 
Të më sulmosh mua nuk përbën një axhendë-, është përgjigjur Romni, nuk është se duke më sulmuar mua ju do të fitoni sfidat në Lindjen e Mesme apo do të rregulloni situatën duke i dhënë fund dhunës. 

“E kuptoj që ju nuk keni pasur rastin që të merreni drejt përdrejt me politikë të jashtme, por sa herë keni shprehur një opinion, ka qenë ai i gabuari. Ke thënë se duhet të shkonim në luftë në Irak edhe pse nuk kishte asnjë provë për ekzistencën e armëve të shkatërrimit në masë”, ka vazhduar Obama
 
Sipas sondazheve, Obama ka qenë më bindës se Romni. Rrjeti televiziv SI BI ES rendit edhe një përqindje domethënëse të personave që mendojnë se asnjë nga kandidatët nuk e kalonte 24 për qindëshin. Ndërkohë që të dy kandidatët kanë dy javë kohë për të fituar sondazhin më të rëndësishëm, atë të 6 nëntorit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›