Vendimi per termetin ne Itali dorehiqet fizikanti
Pas vendimit ku u dënuan me 6 vjet heqje lirie 6 shkencëtarë sizmiologë për tërmetin e 6 prillit në 2009, kreu i emergjenave civile Luciano Maiani dha dorëheqjen nga posti i tij. Maiani, një fizikant i paraqiti dorëheqjen kryeministrit Mario Monti, ndërsa lajmi bëhet i ditur nga departamenti i mbrojtjes civile. Maiani, deklaroi se përballe dënimeve që morën anëtarët e institucionit që ai përfaqësonte, ai nuk mund të vazhdonte të udhëhiqte më këtë institucion. Maiani gjithashtu foli për pamundësinë e punimit në mënyre të qetë dhe pas këtij verdikti të gjykatës.
Gjashtë shkencëtarë dhe një ish-zyrtar i qeverisë u dënuan me 6 vjet heqje lirie secili për vrasje të shumefishtë për shkak të neglizhencës, pasi hartuan një deklaratë qetësuese, e cila siguronte publikun se ishte e sigurt të qëndronin brenda banesave të tyre, pak përpara se tërmeti t’i merrte jetën 309 personave dhe të shkatërronte pothuajse tërësisht qytetin e l’Akuilas. Vendimi në fjalë ka tronditur komunitetin e shkencëtarëve në Itali, të cilët i dërguan dhe një letër presidentit Xhorxhio Napolitano, ku shprehin mbështetje për shkencëtarët e dënuar.
Shoqata ndërkombëtare e shkencëtarëve e denoncoi gjyqin, duke theksuar se parashikimi i tërmeteve është i pamundur.