E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libohovë, terrorizon banorët e lagjes në pranga 26-vjecari

GJIROKASTëR- Terrorizon në gjendje të dehur banorët e Libohovës, arrestohet 26 vjecari. Mbrëmjen e djeshme një telefonatë anonime ka njoftuar policinë se Ilia Havo po terrorizonte banorët e lagjes “Teqeja e mëhallës” duke qëlluar në ajër me një automatik.

Sipas policisë ngjarja ka zgjatur për rreth gjysmë orë ndërsa më pas, 26 vjecari sapo ka parë forcat e policisë është larguar në drejtim të paditur. Menjëherë kanë vijuar hetimet për kapjen e Ilia Havos, i cili u arrestua mëngjesin e sotëm ndërsa u sekuestruan arma me të cilin kishte frikësuar banorët si dhe disa mjete prerëse.

26-vjecari do të përballet me akuzat e “Prishjes së rendit dhe qetësisë publike”, si dhe të “Mbajties pa leje të armëve të zjarrit dhe municioneve luftarake” “të armëve të ftohta” dhe të armëve të gjahut”.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›