E Hënë, 2 Nëntor 2026

Libra falas për 236 mijë nxënës, mbështetje direkte për çdo familje

TIRANË, 3 shtator/ATSH/ Rreth 236 mijë nxënës në të gjithë vendin po marrin falas librat për vitin e ri shkollor 2025-2026.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ndau në rrjetet sociale opinionet e prindërve dhe nxënësve në prag të nisjes së shkollës.

“Mirënjohja e prindërve dhe gëzimi i fëmijëve në prag të fillimit të vitit të ri shkollor për librat falas, një mbështetje direkte për çdo familje”, shkruan Manastirliu.

Ky program i mbështetjes së librave falas është i fokusuar për nxënësit që vijnë nga familje me problematika sociale dhe ekonomike, si dhe ata që kanë nevojë për mbështetje të veçantë, përfshirë fëmijët me aftësi ndryshe dhe ata nga pakicat dhe minoritetet.

/k.s/j.p/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›