E Shtunë, 31 Tetor 2026

Librat e rinj, Pjerin Thomai, Vizione të qarta

Gazeta Shqip

Pjerin Thomai

Vizione të qarta

Botoi: Xhumrra

Çmimi: 500 lekë

Pjerin Thomai rimerr nëpërmjet këtij botimi çështjen e shumëdiskutuar nëse ka pasur apo jo disidencë gjatë kohës së diktaturës në Shqipëri. Ashtu siç ai e pohon në parathënien e botimit, ky libër sjell dëshmi të qarta të ekzistencës së disidencës në kohën e monizmit, edhe pse, sipas tij, disa njerëz e qarqe të huaja nuk duan ta pranojnë. Ky libër tregon se Shqipëria gjithmonë e në çdo kohë, në çdo etapë, ka pasur protagonistët e vet, të dalë thjesht nga gjiri i popullit, protagonistë që ngelën në hije për shumë arsye, një pjesë e së cilave janë hedhur në këtë libër, shkruan Thomai. Në këtë botim trajtohen shumë fusha, ku më shumë dominon ekonomia, fusha që ka shqetësuar autorin, ku edhe ai është më i përgatitur. 

Librat e rinj, Pjerin Thomai, Vizione të qarta burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›