E Shtunë, 31 Tetor 2026

Danimarka ja receta për një demokraci model

Gazeta Shqip

Danimarka konsiderohet si një model i politikës moderne dhe zakonisht është një vend që zë majat për sa u përket sondazheve apo studimeve që kanë në qendër të tyre qeverisjen e mirë. Dhe ky sukses është i dukshëm dhe i prekshëm në një sektor të industrisë, atë të përdorimit me efikasitet të fuqisë së erës. Edhe në këtë drejtim Danimarka është një rol model në botë.

Tehet e turbinave të erës janë prej një druri që është i lyer me bojë të kuqe dhe janë 1.2 metra të gjata. Janë veç të tjerash edhe të bukura, por mbi të gjitha shumë të dobishme. Ato janë lajmëtarët e një dege shumë të rëndësishme dhe gjithnjë në zhvillim të industrisë dhe për sa i përket Danimarkës një nga pikat e fuqishme. Këto tehe të kuqe që tani ndodhen brenda një zyre, janë vetëm zanafilla.

Zyra në fjalë është pjesë e një kompanie që prodhon krahë të mullinjve me erë, mullinj shumë të kërkuar. Krijuesi i këtyre krahëve që janë perfeksionuar shumë këta 35 vjet, që nga krijimi, është Henrik Siesdal, një 55-vjeçar që ua ka kushtuar këtyre krahëve, 35 vitet e fundit të jetës së tij. Ai është një nga etërit themelues të industrisë së shfrytëzimit të erës në Danimarkë, por edhe në botë. Sapo ishte diplomuar në shkollën e mesme kur i ati në fermën e tij po përballej me të njëjtin problem me të cilin po përballeshin dhe shumë vende të tjera: ishte viti 1973, viti i krizës së madhe të naftës kur vendet arabe e kishin ulur ndjeshëm prodhimin dhe kërkesa ishte në kulm. Dimri ishte i ftohtë dhe qeveria u kishte bërë thirrje qytetarëve që të kursenin në maksimum. Pikërisht në këtë pikë shumë kritike në historinë e botës, danezët provuan se ishin një shtet i mirorganizuar një shtet që di të reagojë dhe të adoptohet. Këto vite shënuan edhe fillimin e reputacionit për Danimarkën si një shtet model dhe modern në qeverise dhe si një shtet që konsiderohej dhe transparent dhe novator. Dhe rasti i Danimarkës dha prova që një qeveri demokratike mund të krijojë edhe entuziazëm te qytetarët e vet. Siedal ishte një figurë kyçe në këtë zhvillim. Ai së bashku me një inxhinier të talentuar nga Jutlanda, ndërtoi prototipin e parë të suksesshëm të një turbine ere. Ata morën një kredi prej 50 mijë kronash ose 23 mijë dollarë, sot. Ishte një kredi e dhënë nga shteti, i cili në atë kohë në mënyrë të dëshpëruar po kërkonte diçka për të zëvendësuar naftën. Në vitin 1979 ata shitën licencën e prototipit që krijuan te kompania Vestas. Në atë kohë kjo kompani ende merrej me prodhimin e traktorëve. Sot Vestas është prodhuesja më e madhe në botë e turbinave të erës. Sriesdal nga ana tjetër, vazhdon që të zhvillojë modele të reja që gjenerojnë edhe më shumë energji e ndërkohë është duke punuar për Siemens gjerman. Ai bën shumë novacione të rëndësishme dhe këto e përmirësojnë gjithnjë e më shumë produktin e kësaj industrie. Ai thotë se këto mrekulli teknologjike janë rreth 200 metra të larta dhe ende duhen përsosur për të dhënë rezultate të larta. Ai thotë se kanë prodhuar turbina që arrijnë të prodhojë edhe 15 mijë megavat ose në një ti gjenerojnë 35 miliardë kilovat. A e dini se me sa është e barabartë kjo energji? Është konsumi i Danimarkës.

Stiedal thotë se turbinat e erës përdoren tani edhe në Gjermani, Britaninë e Madhe, Shtetet e Bashkuara e kudo në botë. Ky është kontributi i madh i një shteti të vogël për mirëqenien e botës në një moment sfidash globale.

Vend lider në fushën e energjive të rinovueshme

Në fakt, statistikat janë vërtet impresive. Vlerësohet se 50 000 turbina ere janë eksportuar nga kjo mbretëri e vogël në Veri të Europës në zonat e detit Baltik dhe thuajse 50% e prodhimeve në botë bëhen në Danimarkë. Por shitjet janë duke rënë pak tani që vendet e mëdha të industrializuara si India, Kina dhe SHBA po e kopjojnë suksesin e Danimarkës.

Por veç këtyre turbinave të jashtëzakonshme Danimarka i ka dhënë botës edhe një shembull të jashtëzakonshëm të qëndrueshmërisë dhje stabilitetit. Kjo monarki parlamentare konsiderohet gjerësisht si një laborator dhe model i asaj që mund të bëjë një vend i tërë që kërkon të shkëputet nga përdorimi i qymyrit si lëndë të parë djegëse dhe jo vetëm i qymyrit, por edhe naftës e gazit. Një vend që është duke kaluar një tranzicion nga përdorimi i këtyre lëndëve drejt një përdorimi të burimeve të një energjie nga burimet rinovuese. Sot, 24% e elektricitetit të konsumuar në Danimarkë vjen nga mullinjtë e erës. Dhe ky është një rekord botëror që asnjë vend tjetër nuk e ka shkelur. Ka plane për ta rritur këtë shifër në 50% deri në vitin 2020 dhe vendi ka ndërmend që të shndërrohet në një vend tërësisht të pavarur nga fosilet në vitin 2050. Është në dorën e njerëzve si inxhinierët për të cilët po flasim që ky objektiv të bëhet realitet dhe krijohen turbina më efikase dhe më të forta. Në vitin 1990, për shembull, Sriesdal projektoi turbinën për herën e parë në det në uzinën e tij në Brade. Dhe sipas tij, asgjë nuk mund ta pengojë nga arritjet e tjera që do të përbëjnë një revolucion për të gjithë.

DENMARK-ENERGY-WIND-VESTAS-FILES DENMARK-KYOTO-WINDMILL-FARM copenhagen copenhagen_cnt_6nov09_istock_b Street in Faaborg, Denmark

Mrekullia e politikës moderne

Por ka edhe një dimension thelbësor të tranzicionit energjetik të Danimarkës: si është e mundur të ndërmarrësh një iniciativë të tillë në Parlament, në gjykata e në bordet e kompanive në një mënyrë që e bën popullsinë që të shohë anët pozitive të këtyre ndryshimeve dhe jo anën e dështimit? Si arrihet që të ngulet në vëmendjen e njerëzve një inovacion i tillë teknologjik dhe si bëhet shpërndarja e këtyre risive në të gjithë vendin?

Eshët sfida e një brezi të tërë dhe një ecje kundër kohës. Ata që ia dalin të parët të menaxhojnë dhe të përfitojnë nga fuqia e erës e kanë të garantuar prosperitetin e tyre. Përse mendoni se Kryeministri kinez e vizitoi së fundi Danimarkën?

<

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›